INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor. Mos e humbisni njerëz, ju pret një ditë interesante

Horoskopi ditor. Mos e humbisni njerëz, ju pret një ditë interesante

Publikuar më: 14:37 25-10-2017

Horoskopi ditor.

Dashi – Më në fund do t’ju jepet mundësia të realizoni diçka të rëndësishme, për të cilën ëndërronit prej kohësh. Ky është momenti i duhur për të dhënë maksimumin. Mos lejoni askënd t’ju tregojë çfarë duhet të bëni, por merrni situatën në dorë.

Demi – Ndonëse e doni shumë, familja nuk është totalisht e sinkronizuar me ju momentalisht. Mos u habisni nëse do ta keni të vështirë të komunikoni me ta. Flisni hapur dhe tregojini të tjerëve çfarë mendoni me të vërtetë.

Binjakët – Shfrytëzojeni ditën për të bërë për vete edhe ata që ndoshta nuk kanë simpati të veçantë për ju. Dita do të gjenerojë konflikte të ndryshme në punë, por mos u shqetësoni, do t’ia dilni për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Gaforrja – Aftësia për të marrë më të mirën nga gjërat nuk ju mungon, ndaj shfrytëzojeni. Fokusohuni tek vlerat që mund të merrni tek gjërat dhe njerëzit që u rrethojnë dhe jo sa para mund të bëni prej tyre.

Luani – Sot do të keni tendencën për të kritikuar gjithçka, ndaj bëni mirë që ta merrni shtruar e të mos e lini gojën të flasë para mendjes. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e dikujt, zgjidhni fjalët dhe mos u tregoni të drejtpërdrejt, përdorni pak ‘art’.

Virgjëresha – Nuk bëni mirë të shpenzoni kaq shumë energji e kohë për t’u dukur mirë. Momentalisht reputacioni mund të jetë shqetësimi juaj më i madh, por kjo nuk do të thotë se duhet të tejkaloni caqet. Askush nuk e respekton dikë që nuk është vetvetja.

Peshorja –  Thoni atë që keni në mendje, pavarësisht frikës që mund të shkaktoni debat apo refuzim. Njerëzit do të bien dakord më shumë nga çmendoni. Në punë duhet të merrni pozicionin e liderit më shpesh dhe t’i tregoni atyre që ju rrethojnë se jeni gati për të marrë frerët në dorë, shkruan tv klan.

Akrepi – Të dish gjithçka nuk është përkufizim inteligjence. Inteligjencë është të dish atë që nuk di. Ndaj nëse gjatë ditës së sotme kuptoni se nuk keni informacion mbi diçka, pranojeni. Mos kini frikë të pyesni qoftë për gjërat më të thjeshta.

Shigjetari – Dashuria për veten nuk është kurrë e mjaftueshme, e në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë as më shumë seç duhet. Ndaj kushtojini pak më shumë kohë vetes. Nuk ka gjë më të mirë sesa pak kohë për t’u relaksuar dhe për t’i kujtuar vetes sa njëri i veçantë jeni.

Bricjapi – Nëse jeni në mes të një projekti në punë, dita nuk paraqitet e lehtë. Do të keni ulje – ngritje e madje edhe pengesa. Të tjerët mund të bëjnë presion për shkak të kohës, e kjo do të bëjë që të punoni më shumë seç duhet.

Ujori – Dëgjoni atë që ju kundërshton më shumë sot, pasi këndvështrimi i tyre mund të jetë ndihmë më e madhe nga sa mendoni. Nëse rrethoheni nga njerëz që ju mbështesin në gjithçka, nuk do të keni asnjëlloj sfide. Dhe pa këtë të fundit, nuk do të mësoni kurrë të mbroni opinionet tuaja.

Peshqit – Vizioni do t’ju mjegullohet nga dëshirat, pasi momentalisht po dëgjoni vetëm atë që dëshironi e po jetoni mbi re. Kjo mund të jetë diçka pozitive për një kohë të shkurtër, por mund të krijojë probleme nëse vazhdon për një kohë të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658