INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë me shenjën tuaj? Zbulojeni

Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë me shenjën tuaj? Zbulojeni

Publikuar më: 10:56 19-12-2018

Dashi

Mund të keni mendje të mprehtë, por kjo nuk ju jep asnjë garanci se do të arrini në konkluzionin e duhur për një çështje që ju ka shqetësuar. Shumë varet edhe nga faktet dhe të dhënat me të cilat punoni. Kontrollojini me kujdes.

Demi 

Nëse do të mundeshit do të dëshironit shumë të kaloni shpejt një detyrë të dhënë, por planetet ju këshillojnë të mos nxitoni pasi mund t’ju duhet të riktheheni dhe ta bëni siç duhet. Merrni kohën tuaj dhe përfundojeni siç duhet që në herën e parë.

Binjakët 

Bëni plane, por mos shikoni më përpara seç duhet pasi mund të mund të humbni sensin e asaj që duhet të bëni tani. Po, e nesërmja është e rëndësishme, por ajo që ndodh sot është themeli mbi të cilën do të ndërtohet gjithçka.

Gaforrja 

Duket se keni dyshime mbi diçka të cilën vetëm pak kohë më parë e konsideronit një ide fantastike. Por, nuk duhet të dorëzoheni pasi ende pa ardhur fundi i javës sërish ajo do të t’ju duket sërish një ide fantastike.

Luani

Jeni i etur për të lënë përshtypje tek të tjerët dhe do të bëni gjithçka që t’i mahnitni personat rreth jush. Nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë, por sigurohuni që të qëndroni në anën e duhur të ligjit, ose në të kundër nuk do të lini përshtypje të mira.

Virgjëresha 

Nëse dikush ju kërkon që të përfshiheni më shumë personalisht me një çështje që është afër me ato që doni, pranoni me kënaqësi. Por duhet të jeni të ndërgjegjshëm që në fillim që mund të kërkojë shumë angazhime.

Peshorja 

Dikush të cilit i keni besuar shumë mund t’ju ketë mbajtur sekrete dhe ju nuk mund ta mohoni më këtë fakt. Mos u zemëroni shumë, sepse ata mund t’ju kenë bërë nder. Në të ardhmen pa dyshim që do të jeni më i kujdesshëm.

Akrepi 

Nëse e keni të vështirë të komunikoni me një shok apo person të dashur është thjeshtë ngase kjo nuk është koha e duhur për të diskutuar çështje serioze. Në orët në vijim përqendrohuni tek gjëra mbi të cilat mund të qeshni.

Shigjetari

Nëse dikush me pozitë thotë diçka për të cilën ekspertiza juaj u thotë të kundërtën, duhet të kundërshtoni me të gjithë forcën tuaj. Nuk mund ta lejoni reputacionin tuaj të vihet në dyshim, të paktën jo tani që ka kaq shumë gjëra në lojë.

Bricjapi 

Aktualisht nuk jeni në humor për të qenë shumë socialë, por kjo është diçka e mirë pasi ju do të keni kohën dhe hapësirën e duhur për të menduar mirë lëvizjen tuaj të ardhshme dhe se si do t’i realizoni ëndrrat tuaja.

Ujori 

Bëjuani të ditur miqve dhe të afërmve qëllimet tuaja në mënyrë që të mos keni keqkuptime. Nëse planet i mbani për vete, mund të tërhiqni mbi vete kritikat e të tjerëve, shumica e të cilave shumë të merituara.

Peshqit

Gjëja më e rëndësishme për momentin është se ju jeni i ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe nuk keni frikë të veproni në cilindo drejtim që ua thotë mendja. Mos dëgjoni dyshimet tuaja, sa më shumë të tilla të keni, aq më shuam gjasa ka që të jeni në rrugën e duhur.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0060551166534424
    array(1) { ["section"]=> string(70) "horoskopi-ditor-cfare-pritet-te-ndodhe-me-shenjen-tuaj-zbulojeni-82041" }