INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

Publikuar më: 09:54 09-02-2019

Mbërritëm tek e shtuna. Si parashikohet kjo ditë e parë e fundjavës? E zbulojmë së bashku me parashikimet e astrologut të famshëm Paolo Fox, për secilën shenjë:

DASHI
Edhe sot, ata që janë lindur nën shenjën e Dashit kanë Hënën disonante dhe kjo, e kombinuar me Venusin dhe një Saturn kompleks, mund të të bëjë të jeni shumë nervozë: përpiquni të qëndroni, duhet të bëni përpjekje që të kufizoni dëmin. Përpiquni të përqendroheni te ndjenjat, do të jetë gjëja më e mirë edhe përkundër serisë ende negative që vjen nga kundërshtimet e yjeve.

DEMI
Ndikime pozitive dhe të stuhishme për shenjën e Demit, i cili sot i kushton shumë vëmendje instinktit dhe impulseve: është koha që të keni më shumë, mund të filloni të vlerësoni një ndryshim që nga marsi. Ju jeni të favorizuar nga yjet.

BINJAKET
Një ditë pozitive për ata që kanë lindur nën shenjën e binjakëve, të cilët këtë të shtunë do të përpiqen të zgjidhin një keqkuptim. Ju keni një gjendje të mirë yjore, që mund të çojë në një rikuperim të energjisë, gjë e cila gjithashtu do të ndikojë në sektorin profesional.

GAFORRJA
Në këtë të shtunë shenja e Gaforres duhet të vlerësojë situatën. Sa i përket punës, do të përpiqeni të bëni më shumë kërkesa. Sa i përket marrëdhënieve dhe ndjenjave, kjo është një periudhë veçanërisht e luhatshme nga këndvështrimi i humorit: momente alternative kur jeni shumë të ëmbël dhe të kuptueshëm, dhe të tjera ku jeni shumë të rreptë.

LUANI
Sot ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit mund ta gjejnë veten brenda disa çështjeve kritike, që lidhen me jetën e tyre të dashurisë, në një gjendje yjore ende joharmonike, por edhe prej disa çështjeve kritike të pranishme edhe në fushën profesionale.

VIRGJERESHA
Një e shtunë shumë e mirë për Virgjëreshën, e cila tani do të gëzojë një ndikim të shkëlqyer prej yjeve, që shtrihet në veçanti në fushën profesionale. Megjithatë, disa probleme të vogla në marrëdhënie ekzistojnë: duhet t’i kushtoni vëmendje disa çështjeve kritike në vazhdim e sipër.

PESHORJA
Një ditë shumë komplekse, e cila përfundon në një javë të rëndë. Tani është koha kur duhet të përpiqeni të jeni më simpatikë e të dhmebshur ndaj njerëzve që janë pranë jush. Mundohuni të gjeni qetësinë, ju duhet të lini prapa vështirësitë e kaluara kohët e fundit.

AKREPI
Mos mendoni më shumë për të kaluarën, yjet ju ftojnë që të lini gjithçka prapa dhe të shikoni nga e ardhmja, duke e lejuar veten që të hyni në një periudhë të shërimit fizik dhe psikologjik, duke u përpjekur për të kapërcyer problemet e mbetura pezull, si në fushën sentimentale, ashtu edhe në fushën profesionale.

SHIGJETARI
Do jetë një e shtunë me rimëkëmbje për Shigjetarin, i cili në këtë ditë do të jetë në gjendje t’i drejtojë energjitë e veta për qëllime profesionale. Por përpiquni të gjeni një zgjidhje për një problem të vogël në dashuri.

BRICJAPI
Gjendja yjore e favorshme në këtë ditë të shtunë, për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit: kjo do t’ju ndihmojë të orientoheni në perspektiva të reja, që do t’ju sjellin qetësi më të madhe në fushën profesionale, familjare dhe sentimentale.

UJORI
Ndieni ende një situatë yjore shumë të mirë, që ju ka shoqëruar gjatë gjithë javës dhe që ju favorizojnë sidomos në fushën sentimentale. Kushtojini vëmendje vetëm aspektit financiar, ku mund të ketë një problem të vogël.

PESHQIT
Filloni të dilni nga periudha e rëndë dhe negative: sot do të ndiheni më të lehtë. Në vendin e punës ju do të jeni në gjendje të bëni kërkesa të reja. Është koha të mendoni seriozisht për të ardhmen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494