INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi 1 tetor. Wow surpriza pafund për këtë muaj, mos e humbisni

Horoskopi 1 tetor. Wow surpriza pafund për këtë muaj, mos e humbisni

Publikuar më: 09:36 01-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi –  Nëse nuk doni që jeta juaj në çift të marrë të tatëpjetën mundohuni të flisni hapur për gjithçka dhe të mos heshtni për asnjë çast. Sektorin e financave menaxhojeni me sa më shume kujdes pasi vetëm kështu gjendja do mbetet e mirë.

Demi Jeta juaj në çift do të udhëhiqet gjithë kohës nga Venusi sot. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni të qetë. Në planin financiar vështirë se mund të bëni ekonomi dhe do keni goxha tronditje.

BinjakëtDo tundoheni tej mase sot nga një person dhe ka rrezik ta tradhtoni atë që keni në krah. Gjithçka e bukur që kishit ndërtuar deri më sot do marrë fund sa hap e mbyll sytë. Sektori i financave do jetë gjithë kohës i kënaqshëm dhe pa probleme. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim.

Gaforrja Ju që jeni ne një lidhje do dashuroheni pa dorashka sot dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

Luani Edhe pse jeni në një lidhje, do flirtoni me persona te tjerë sot dhe kjo do nxisë grindje me partnerin. Në fakt nëse nuk e doni me atë, më mirë të ndërprisni njëherë lidhjen e më pas të shihni dikë tjetër. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni.

Virgjëresha- Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase gjate kësaj dite dhe ju t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme. Në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar. Kujdes!

Peshorja Ditë aspak e keqe nuk do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Me partnerin do keni një bashkëpunim për t’i pasur zili dhe shpesh do i shprehni ndjenjat edhe me zë të lartë. Edhe për buxhetin do jetë një ditë e begatë. Mund te kryeni investime pa frike.

Akrepi Ditë mjaft premtuese ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do i mbajë të gjitha premtimet që ju ka bërë dhe një etapë shumë e bukur ka për të filluar për ju. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm se më parë dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

Shigjetari Ditë jo shumë e mirë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Në shume momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka te forta. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

BricjapiDite harmonike dhe e mbushur me gëzim do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shumë gjera do të lulëzojnë në jetën tuaj dhe shpesh do ndiheni si mbi re. Në planin financiar do jeni shumë më të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Situatën do e keni nën kontroll.

Ujori Ditë shumë euforike do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Shumë gjera do sqarohen njëherë e mirë mes jush dhe atij që keni në krah dhe e ardhmja do ndërtohet në mënyrën e duhur. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe gjendja do jetë e shkëlqyer.

Peshqit Ditë rutine ka për te qene kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ndiheni aspak keq pranë atij që keni ne krah, por as ndonjë emocion të jashtëzakonshëm nuk do përjetoni. Shpenzimet kryejini me kujdes dhe keni për ta parë që gjendja do normalizohet shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205