INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e pabesueshme! Çelsi refuzoi Mbapen ndërsa nëna e tij nuk e lejoi të rikthehej në Londër

Historia e pabesueshme! Çelsi refuzoi Mbapen ndërsa nëna e tij nuk e lejoi të rikthehej në Londër

Publikuar më: 20:17 14-09-2018

Nga ndeshja në ndeshje, Kilian Mbape po tregon se është një ndër lojtarët më të mirë në Botë dhe se shumë shpejt, ai mund të jetë fituesi i “Topit të Artë”. I dalë nga akademia e Monakos, Mbape u transferua për 180 milionë euro te PSG-ja, duke sjellë jo pak reagime pasi ai është vetëm 19 vjeç.

Në të kaluarën e tij, Mbape është provuar në shumë klube dhe ditën e sotme, “Goal.com” ka publikuar historinë kur francezi provohej te Çelsi, por këta të fundit nuk ishin aq të bindur sa për ta mbajtur në skuadër. “Blutë e Londrës”, kishin kërkuar që sulmuesi të vinte dhe për një provë tjetër, por ishte nëna e tij ajo që ka refuzuar. Historia, e rrëfyen nga ish-vëzhguesi i Çelsit, Daniel Boga po merr vëmendje të madhe në media, sidomos për reagimin e nënës së futbollistit.

E ftova bashkë me familjen e tij për të kaluar një prove te Çelsi. Që atë kohë kishte cilësitë që ka edhe sot. Ai luajti në një ndeshje kundër Çarltonit dhe fituam 7-0. Pas një jave, e ftuam në zyrë dhe i thamë që i vlerësonim cilësitë e tij, por duhet të vinte edhe një herë tjetër në provë.

Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe mua më duhej ta përktheja. Ajo tha: ‘Më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paund”, tregon Boga.

Article Logic
Execution time: 0.0028960704803467