INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e evoluimit të telefonave. Nga telefoni i parë, tek teknologjia e fjalës së fundit [VIDEO]

Historia e evoluimit të telefonave. Nga telefoni i parë, tek teknologjia e fjalës së fundit [VIDEO]

Publikuar më: 10:46 28-09-2017

Asnjë pajisje tjetër nuk po njeh zhvillimin dhe rëndësinë që po njeh telefoni celular në jetën e njeriut. Mirëpo si është historia e evoluimit të tij? Le ti hedhim një vështrim transformimit të telefonit përgjatë viteve.
Telefoni i parë është shpikur në vitin 1876 nga Aleksander Graham Bell dhe fjalët që ai transmetoi për herë të parë ju drejtuan ndihmësit të tij Ëatson," zoti Ëatson dua të të shoh"
Më pas përmasat dhe mënyra e funksionimit ndryshoi duke marr këtë pamje.
Në vitin 1900 telefoni mori një pamje që ngjante me fytyrën e një njeriu. Ky telefon funksiononte nëpërmjet vajit dhe mund të lëvizej pa problem nga njëra tavolinë në tjetrën.
Në vitin 1950 telefoni u përmirësua në pamje dhe në përmirësimin e valëve, siç shihet dhe nga fotot telefoni në këtë kohë ka pamjen e një telefoni shtëpie.
Martin Cooper në vitin 1973 solli idenë e telefonave celular pa kabuj dhe qe mund ta merrje ku do që të shkoje.
Ky telefon njihet me emrin "Brick" edhe është etapa e parë e telefonave celular.
1992 është dhe viti kur u shpik dërgimi i mesazheve, dhe mesazhi i parë që është dërguar ka qenë " gëzuar krishtlindjet.
Nga viti 1992 deri në vitin 2000 telefonat celular evoluon duke u perfeksionuar nga viti në vit, gjatë këtyre viteve me telefonin celular mund te dëgjoje muzikë mund të bëje llogaritje të ndryshme dhe mund të argëtoheshe. Loja e parë që është shpikur dhe me e famshmja ka qenë loja me gjarpër e sjell nga kompania nokia në vitin 1997
Ndërsa telefoni i parë me touch erdhi në treg në vitin 2007 nga kompania apple.
Ky smartphone aktualisht pritet te jetë me ekran fleksibël, të lakuar dhe të tejdukshëm e padyshim programet do jenë edhe më të zhvilluara se sa sot.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026881694793701