INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HISTORI e trishtë, policia e Durrësit gjen në ferra një adoleshent të plagosur! Detajet... [EMRI/FOTO]

HISTORI e trishtë, policia e Durrësit gjen në ferra një adoleshent të plagosur! Detajet... [EMRI/FOTO]

Publikuar më: 08:46 04-07-2019

Një adoleshent është gjetur i plagosur nga Policia e Durrësit në mes të ferrave. Ai ishte plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor në shkollën e Ishmit.

Sipas policisë kjo ngjarje vlerësohet si aksidentale. Për këtë janë marrë në pyetje shokët e të riut dhe ata kanë thanë se kanë qenë një grup me djem, të cilët kanë pirë alkool deri në orët e para të mëngjesit. Më pas, janë shpërndarë në shtëpitë e tyre.

Dyshohet që i riu të ketë hipur në çatinë e një kioske që gjendet pranë shkollës së Ishmit dhe të jetë rrëzuar kur e ka zënë gjumi. Nisur nga provat materiale në vendin e ngjarjes, këpucët e të riut janë gjetur në çatinë e kioskës, aty ku i kishte hequr para se ta zinte gjumi. Djali është nisur në Spitalin e Fushë-Krujës dhe më pas tek i Traumës.

"Hetimet vazhdojnë nga Prokuroria, e cila ka administruar të gjitha provat dhe dëshmitë e mbledhura. Nga dëshmitë që kanë dhënë shokët e tij bashkëmoshatarë nuk ka rezultuar që i riu të ketë pasur konflikte', sqaroi Policia e Durrësit. 

Materialet në Prokurorinë e Krujës janë referuar që më 28 qershor. Më herët ngjarjen e denoncio ish kryeministri Sali Berisha dhe më pas policia bëri sqarimet e nevojshme.

adol.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032038688659668