INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Himara nën tension, reagon Dule dhe opozita greke[VIDEO]

Publikuar më: 16:02 31-10-2017

Përgjatë gjithë ditës Himara ka qenë si në shtetrrethim, qindra forca të Shqiponjave apo dhe të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë rrethuar banesat e minoritarëve dhe kanë nisur prishjen e tyre. Banorët kanë protestuar duke nisur me valvitjen e flamujve grekë dhe amerikanë e me tej situata u përshkallëzua, pasi një prej tyre tentoi ti vinte flakën një autoboti me gaz. Qytetarët nuk pajtohen me faktin që plani i ri urbanistik të prekë banesat dhe lokalet e tyre, madje kanë hedhur dyshime të forta, që janë të qëllimishme.
Këto akuza janë përforëcuar dhe nga Kreu i PBDNJ, Dule, që ka qënë sot pranë banorëve. “Edi Rama, himarjotët nuk do dorëzohen lehtë,” tha Dule.
Për këtë çështje reagoi dhe opozita greke ku i kërkon qeverisë shqiptare që të ndalojë menjëherë prishjen e ndërtesave në Himarë, pasi bien ndesh me të drejtat e minoritetit grek.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387