INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Hillari Klinton: Nëse zgjidhem presidente, do publikoj faktet për UFO-t

Publikuar më: 12:49 04-01-2016

Hillary Clinton është angazhuar se ‘do i shkojë deri në fund’ çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA. Për më tepër, kandidatja demokrate beson se ne mund të jemi vizituar nga jashtëtokësorët.Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për çështjen e UFO-ve, ajo tha se “do i shkoj deri në fund”.

John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO-ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”.Vitin e shkuar, Bill Clinton tha për një TV amerkan, se nuk do habitej nëse alienët vizitojnë Tokën, por shtoi se “nuk dua që kjo të ndodhë në Ditën e Pavarësisë”.Ai tha se e ka parë atë që njihet si Zona 51, por shtoi se “atje nuk ka alienë”.E pyetur për komentet e të shoqit, Hillary tha: “Mendoj se mund të jemi vizituar nga alienët. Nuk e dimë me siguri”.

Article Logic
Execution time: 0.0024168491363525