INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorti i Europa League. Milan-Arsenal  finalja e parakohshme, mësoni përballjet e tjera interesante [FOTO]

Hidhet shorti i Europa League. Milan-Arsenal finalja e parakohshme, mësoni përballjet e tjera interesante [FOTO]

Publikuar më: 14:36 23-02-2018

Eshtë hedhur Nyon të Zvicrës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League dhe goglat janë treguar të pamëshirshme duke rezervuar disa përballje “BIG” dhe shumë interesante. Ai që nxorri goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal, duart e të cilit kanë vënë përballë dy ekipe të mëdha si Milani dhe Arsenali.

Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Leipzig do të vihet përballë Zenit Shën Petërsburg. Atletico Madrid, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Skuadra tjetër moskovite, CSKA sfidon francezët e Lyon. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsielle dhe Athletic Bilbao.

brenton.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055