INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet shorteu në EURO 2020, Kombëtaret U-19 dhe U-17 mësojnë rivalët

Hidhet shorteu në EURO 2020, Kombëtaret U-19 dhe U-17 mësojnë rivalët

Publikuar më: 17:04 06-12-2018

Është hedhur edhe shorti për kombëtaren e Shqipërisë U-19 për raundin kualifikues në Europian. Grupi në përbërje është me ekipe të nivelit të lartë.

Kombëtarja e drejtuar nga Nevil Dede ndodhet në grupin 4 dhe ka skuadra pjesëmarrëse Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. 2 ekipet e para kualifikohen për në “Elite Round”, ndërkohë që edhe 4 vendet e treta më të mira kalojnë në fazën tejtër gjithashtu.

Përveç U-19 edhe U-17 e drejtuar nga Elvis Beqiri ka mësuar fatin e saj, në shortin e Europianit.

Ata ndodhen në grupin e 8-të dhe do kenë përballë ekipe si Portugalia, Ukraina dhe Georgia. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për këtë kombëtare të moshave. Me strukturën dhe skemat e reja pritet që kombëtaret e moshave të japin frytet e para pikërisht në këtë kompeticion.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158