INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hidhet poshtë versioni i policisë, mjekët për vdekjen e foshnjes: Fëmija i prerë në të gjitha anët

Hidhet poshtë versioni i policisë, mjekët për vdekjen e foshnjes: Fëmija i prerë në të gjitha anët

Publikuar më: 19:43 13-02-2018

Një ngjarje e tmerrshme është raportuar ditën e sotshme.

Sipas të dhënave policore, me datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Gliozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësja V.K, vjeç 40 banuese në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë, por më pas foshnja vdiq në maternitet e nëna është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë shtetësja me iniciale V.K, raportohet të jetë me çrregullime mendore, por mjekët e maternitetit e hedhin poshtë raportimin e bërë nga policia për sa i përket vdekjes së foshnjes. Sipas mjekëve foshnja ka shkuar i prerë nga të gjitha anët dhe është.

Duke iu referuar edhe faktit që nëna është me çrregullime mendore, mjekët kanë dyshimin se ka qenë pikërisht nëna ajo e cila i ka shkaktuar prerjet fëmijës së saj.

Gjithsesi, situata është ende e paqartë ndaj në këto kushte, pritet një reagim tjetër nga ana e policisë për të sqaruar shkaqet zyrtare të vdekjes së foshnjës të cilat do të përcaktohen edhe nga ekspertiza.

Article Logic
Execution time: 0.0030608177185059