INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hetimet ndaj përgjimeve, në pranga Ardi Veliu!? [FOTO]

Hetimet ndaj përgjimeve, në pranga Ardi Veliu!? [FOTO]

Publikuar më: 12:15 15-10-2018

Opozita i qëndron bindjes së Taulant Balla dhe Ardi Veliu janë të implikuar në çështjen ‘Babale’. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se “shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit”, duke iu referuar prokurorëve që i binden urdhrave të Edi Ramës dhe Arta Markut, sipas tij.
Lulzim Basha:
“Kryeprokurorja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Deri tani nuk ka nisur asnjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, për drejtorin e Policisë së Fierit. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi”.
Ndaj e vetmja rrugë është arrestimi i drejtorit të policisë Ardi veliu, theksoj me bindje kryedemokrati.
Lulzim Basha:
“U bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën. I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse”.

basha-9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028750896453857