INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e dënimit PËRJETË për Dritan Dajtin, publikohet FOTO: Ja si votuan gjyqtarët

Heqja e dënimit PËRJETË për Dritan Dajtin, publikohet FOTO: Ja si votuan gjyqtarët

Publikuar më: 11:28 11-02-2019

Vendimi për të shpëtuar Dritan Dajtin nga burgu përjetë ka tronditur mbarë opinionin publik. Por, mesa duket nuk ka qenë unanim ky vendimi i trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjyqtari Fuat Vjerdha,  ka publikuar sot në profilin e tij në facebook faqen e fundit të këtij vendimi ku mbajnë firmat dhe të 5 gjyqtarët që kanë firmosur këtë vendim.

Nga ky dokument duket që 3 gjyqtarë, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj, dhe Skënder Danimin kanë venduar për aplikimin e gjykimit të shkurtuar dhe dënimin përfundimtar me 25 vite burg

Ndërsa gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër.

Vendimi i cili shpëton Dritan Dajtin nga burgu për jetë edhe pse vrau 4 policë në gusht të 2009 nxiti reagime dhe indinjatë. Ndërkohë ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se ky vendim kërkon një vlerësim urgjent nga Këshilli i Lartë Gjyqësor  dhe Prokuroria.

Pesëshja e gjyqtarëve që gjykuan çështjen e Dritan Dajtit në Apel përbëhej nga tre gjyqtarë nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin deleguar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, i cili mban dhe postin e kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër,  Petrit Aliaj, si dhe Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolla nga Gjykata e Apelit e Vlorës. Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efektiv policie.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dritan Dajti ka ndodhur ne 7 gusht 2009 rreth orës 13:50, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria” janë vrarë me armë zjarri katër punonjësit e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. 

dosja_e_dr_dajtit.jpg

fuatidosja.PNG

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0087640285491943
    array(1) { ["section"]=> string(86) "heqja-e-denimit-perjete-per-dritan-dajtin-publikohet-foto-ja-si-votuan-gjyqtaret-86672" }