INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HBO u përgjigjet fansave që nisën peticionin për rixhirimin e sezonit të tetë të 'Game of Thrones' [FOTO]

HBO u përgjigjet fansave që nisën peticionin për rixhirimin e sezonit të tetë të 'Game of Thrones' [FOTO]

Publikuar më: 11:50 25-07-2019

Para pak muajve mbi 200 mijë fansa të serialit, Game of Thrones, nënshkruan peticionin për ribërjen e sezonit final.

Tashmë televizioni kabllor amerikan, HBO, më në fund i është përgjigjur fansave të këtij seriali, të cilëve nuk iu ka pëlqyer fundi.

“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga drejtorët e HBO për revistën The Variety

E megjithatë, pavarësisht polemikave, seriali theu rekord në “Emmy Awards 2019” me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit.

y534yg.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0028848648071289