INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Harta e trafikut të drogës! Italia dhe Greqia në top listë...[VIDEO]

Publikuar më: 16:29 02-03-2018

“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në BE,” ky është konkluzioni i Europol lidhur me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE për vitin që lamë pas. Shifrat e agjencive të huaja të shkatërrimit të grupeve kriminale shqiptare, por dhe zbulimi i dhjetra ton kanabis dhe kokaine, që shqiptarët tentuan t’i fusin në tregun evropian, tregojne rritjen e këtij aktiviteti kriminal në vendin tonë.
Ku janë vendosur grupet kriminale shqiptare?
Këtë e tregojnë shifrat e sasisë së drogës që vinte nga Shqipëria në disa vende të BE. Italia duket se është dhe destinacioni kryesor, ku gjatë vitit të shkuar thuhet se janë sekuestruar më shumë se 36 ton kanabis sativa që vinte nga Shqipëria. Më pas është fqinji ynë jugor, ku sasia e drogës së kapur i kalon 10 ton vetëm për 2017. Edhe tregu në Angli dhe Zvicër po preferohet gjithnjë e më shumë nga grupet kriminale shqiptare. Në fakt nga këto vende preferohet të tregtohen drogat e forta si kokaina apo heroina. Vetëm pak ditë më parë në Zvicër u shkatërrua një bandë kriminale dhe u sekuestruan 15 kg kokainë. Ndërsa në Angli gjatë një vitit janë shkatërruar disa grupe kriminale, ku kokaina ishte malli i zgjedhur për tregti.
Shqipëria duket se është bërë eksportuese kryesore e kanabisit, por tashmë ajo po hedh në tregun evropian edhe drogat e forta. E vendin që po zë krimi shqiptar në një nga shtetet, ku krimi ka qënë gjithnjë problem siç është Italia, e tregoi vetë Kreu i antimafias italiane pak ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459