INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Styles shkëlqen në dramën e luftës së dytë botërore “Dunkirk” [FOTO]

Harry Styles shkëlqen në dramën e luftës së dytë botërore “Dunkirk” [FOTO]

Publikuar më: 16:04 18-07-2017

Kujt ia priste mendja se ylli i One Direction do të ishte kaq i përshtatshëm në rolin e një ushtari që përpiqet të mbijetojë?

Heroi ynë e gjen veten të vetëm. në një mjedis të çuditshëm, larg kolegëve të tij dhe me armikun gati që t’i hidhet kundër në gabimin më të vogël. Megjithatë, Harry ia del që të dalë fitimtar në një situatë ku gjithë publiku parashikoi se do ishte një turpërim publik për këngëtarin që u kthye në aktor. Ai debutoi si aktor nën regjinë e Christopher Nolan, ku luajti rolin e një ushtari në luftën e dytë botërore që i duhet të mbijetojë. Styles u zgjodh nga një prej regjisorëve më të mirë britanike për një arsye të vetme, se dinte të aktronte. Këtë Nolan e zbuloi kur Harry bëri audicionet, dhe tani duekt se do ta marrë vesh gjithë publiku. Në fund të ditës, duket se djaloshi i muzikës pop mundet të aktrojë, goxha mirë madje.

dun1.jpg

dun2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174