INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harry Kane merr ''për dore'' Anglinë, i jep fitoren e vuajtur në minutat e fundit [VIDEO]

Harry Kane merr ''për dore'' Anglinë, i jep fitoren e vuajtur në minutat e fundit [VIDEO]

Publikuar më: 21:58 18-06-2018

Harry Kane shënon në frymën e fundit! 

Anglia ka mposhtur Tunizinë në Volgograd Arena të Volgogradit me rezultatin 2-1. Një ndeshje delikate për “3 luanët”, por edhe pse preku më pak topa në fushë, Harry Kane shënoi më shumë gola duke i dhuruar 3 pikët Kombëtares së tij.

Anglia e nisi menjëherë mirë duke sulmuar me shumë lojtarë dhe as disa mundësive të arta të Sterling dhe Lingard, ishte Harry Kane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’. Anglia vazhdoi lojën e mirë por shpërdoroi raste të tjera që mund të kishte mbyllur ndeshjen.

Dhe teksa tunizianët nuk kishin tentuar asnjëherë të bënin diçka në sulm, Ëalker shkaktoi një penallti të cilën Sassi e shndërroi në gol.

Pjesa e dytë nuk është aq intensive sa ajo e para. Tunizia mbrohet më mirë dhe anglezët janë lodhur mjaftueshëm për të bërë atë presingun e fillimit të ndeshjes. Mundësitë për anglezët nuk munguan, dhe në minutën e parë shtesë ka qenë sërish Harry Kane që i ka dhënë avantazhin dhe fitoren Anglisë.

Article Logic
Execution time: 0.0031888484954834