INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harroni iPhone, Sony vjen me një produkt revolucionar!

Harroni iPhone, Sony vjen me një produkt revolucionar!

Publikuar më: 12:42 12-07-2018

Sony është një kompani që ka kaluar një periudhë të vështirë vitet e fundit. Shitjet kanë rënë ndjeshëm falë rritjes së konkurencës. Pët të rritur shitjet padyshim që kërkohet inovacion.

Sony tanimë ka prezantuar një smartphone që për sa i përket parametrave s'duket të ketë rivalë. Xperia XZ2 Premium është modeli në fjalë dhe sapo të shikoni detajet do të ngelni gojëhapur.

Smartphoni në fjalë do të ketë një ndër ekranet më të mirë të prodhuar ndonjëherë. Po flasim për një monitor 5.8 inch IPS LCD 4K(3840x2160) i cili do të jetë i aftë që të paraqesë imazhe në HDR. Ekrane të tillë për momentin gjendet vetëm nëpër televizorë, prandaj kjo është një risi e papritur. As Samsung nuk ka një rival për momentin.

Kamera po ashtu pritet që të jetë ndër më të mirat, mbase më e mira në një smartphone. Po flasim për dual camera, ku secila nga dy lentet do të ketë një kualitet prej 19MP dhe njëra prej tyre do të ketë aftësi që të ndryshojë hapjen e lentes(vetëm Galaxy S9 ka një tipar të tillë për momentin). Po ashtu vlen të përmendet që stabilizimi i videos pritet që të jetë në nivelin e kamerave profesionale.

Për sa i përket performancës, ky smartphone do të ketë një CPU Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 64GB ROM. Mbase versione me më shumë ROM do të prodhohen në të ardhmen, pasi kualiteti i jashtëzakonshëm i videove konsumon memorjen super shpejt. Sidoqoftë për këdo që xhiron shumë video me anë të smartphonit të tij, opsioni i një MicroSD me 512GB memorje është i suportuar.

Për momentin Sony Xperia XZ2 Premium mund të prenotohet vetëm në Kinë, por pritet që të lançohet ndërkombtarisht brenda muajit Gusht. Faleminderit Sony-t, që dhe pse në vështirësi për sa i përket sektorit të smartphone, ndodhet akoma aty për të sjellë inovacione të tilla dhe për më tepër me çmime mjaft konkuruese. Xperia XZ2 Premium do të kushtojë 999$, po aq sa një iPhone X që ofron shumë më pak për të njëjtin çmim.

gsmarena_001.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383