INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojini dhuratat për Krishtlindje! Gjendet varri i Santa Klaus në Turqi

Harrojini dhuratat për Krishtlindje! Gjendet varri i Santa Klaus në Turqi

Publikuar më: 13:54 04-10-2017

Tani mos shpresoni më për një dhuratë Krishtlindjesh, sepse Santa ka ndërruar jetë me vërtë. Varri i tij ndodhet në Turqi.

Arkeologët turk sapo thyen ëndrrat e miliona fëmijëve me zbulimin e tyre të fundit. Ata gjetën një tempull dhe varr të pacënuar nën kishën e St Nicholas në Antalya që besohet të jetë banesa e fundi e Shën Nikolasit. Dokumente të ndryshme thonë që shenjtori u lind në Antalya dhe ka gjasa që të jetë varrosur aty.

Drejtori i mirëmbajtjes së monumenteve në Antalya, Cemil Karabayram tha se:

“Kemi marrë rezultate shumë të mira, por puna e vërtetë nis tani. Do të gërmojmë nën tokë dhe ndoshta do të gjejmë trupin e paprekur të Shën Nikolasit.”

Më herët, mendohej se trupi i Shën Nikolasit u transferua në Bari nga lundërtarët e kohës. Bazuar në dokumente të zonës, arkeologët turkë besojnë se trupi i zhvendosur ishte i një prifti dhe jo i shenjtorit legjendar. Sipas tyre, Shën Nikolasi ndodhet ende në Demre, shkruan anabel.

Article Logic
Execution time: 0.0033471584320068