INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojeni telefonin! Facbook sjell pajisjen revolucionare që do ta përdorni nëpërmjet lëkurës [FOTO]

Harrojeni telefonin! Facbook sjell pajisjen revolucionare që do ta përdorni nëpërmjet lëkurës [FOTO]

Publikuar më: 12:57 30-04-2018

Telefoni është konsideruar si ndër pajisjet më të dobishme që ka afruar botën dhe ka ndryshuar jetën e njeriut.

Por evoluimi i tij dhe i teknologjisë, ka bërë që kjo pajisje e dobishme të sjell dhe pasoja negative në shëndet dhe varësia është më kryesorja. Nisur nga ky konstatim shkencëtarët e facebook kanë vendosur që të shpikin një pajisje ndihmëse, e cila do ti lexoj mesazhet e ardhur në telefon nëpërmjet lëkurës.

Sipas të dhënave një person prek të paktën 47 herë në ditë telefonin e tij për të parë njoftimet e fundit. Nëpërmjet kësaj pajisje së re ekspertët pretendojnë se ajo do ndihmojë njerëzit të frenojnë varësinë ndaj smartophonit.

Prototipi që lexon mesazhet u prezantua gjatë një konference në Kanada, shkruan intv.al

Gjatë kësaj konference ekspertet shpjeguan se si kjo pajisje do funksiononte dhe realizuan disa trajtime tek të pranishmit.

Pajisja është e programuar në dy mënyra që të tregoj mesazhin nëpërmjet zërit ose prekjes për të mos shpenzuar më kohë me të shkruarën.

Përdoruesit do të marrin disa vibrime të lehta në krahun e tyre të cilat do jenë të koduara dhe do jenë një gjuhë më vete që do jetë e njëjta në të gjitha gjuhët për shembull tingujt 'ba', 'da' do kenë një vibrim që do ti identifikoj.

Pavarësisht se duket e vështirë në pamje të parë, por specialistët shpjegojnë se për një orë trajtim njerëzit arritën të mësonin 100 fjalë./intv.al/

4B9F0BFD00000578-0-image-a-15_1524854017210.jpg4B9F0BF800000578-0-image-a-7_1524853253430.jpg4B9F0C3000000578-0-image-a-16_1524854082073.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293