INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harroi tekstin, ja si u be hit batuta e Gazmend Paja si doktori i seksit [VIDEO]

Harroi tekstin, ja si u be hit batuta e Gazmend Paja si doktori i seksit [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 31-12-2017

Aktori Gazmend Paja i ftuar në programin “Një kat më lart” tregoi disa nga momentet e tij më gazmore gjatë spektaklit “Portokalli”. Përballë moderatorit Ermal Peçi ai rrëfeu se Nasi mbetet personazhi i tij i dashur, pa lënë mënjane edhe te tjera personazhe.
Në mesin e suksesit, ai thekson se ka pasur edhe momente të vështira, të sikletshme, kur harron tekstin apo nuk ndihesh mire. Teksa zgjodhi disa personazhe të tij në akuariumin e programit, Gazmend Paja tregoi një moment shumë gazmor me doktorin e seksit.
“Po tregoj një histori. Një ditë nuk i pëlqeu teksti Altini dhe ma hoqi. I thashë Altinit mos u mërzit, ma lërë mua në dorë. Doli doktori dhe tha: Më falni se ishim në një darkë mbrëme me shokë, i futëm një të pirë dhe…. s’po më vinte batuta. E vut e vut e vut… e m*t. Publiku qeshi dhe kaloi – tha duke qeshur Gazi në “Një kat më lart’.
Ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.

Article Logic
Execution time: 0.0048859119415283