INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri në njohje

Haradinaj: Taksa ndaj mallrave serbe nuk hiqet deri në njohje

Publikuar më: 16:41 18-02-2019

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqet nga vendimi i tij për taksën ndaj mallrave serbe. Ai ka thënë se askush nuk duhet të provojë që ta shfuqizojë vendimin të cilin qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë. Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan. “Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje’, është shprehur Haradinaj “Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner, këtë rast AAK-së’, tha kryeministri i Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0028829574584961