INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Haradinaj flet hapur: Ja me kë do bëjë koalicion AAK

Publikuar më: 09:28 14-08-2019

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0032501220703125
    array(1) { ["section"]=> string(58) "haradinaj-flet-hapur-ja-me-ke-do-beje-koalicion-aak-100513" }