INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave, Rama kërkon votën pro të Francës. Takim me Macron

Hapja e negociatave, Rama kërkon votën pro të Francës. Takim me Macron

Publikuar më: 10:43 11-05-2018

Bindja e vendeve skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE është detyra kryesore e qeverisë përgjatë kësaj kohë. Muaji maj dhe qershor janë dhe dy muajt qe qeveria shqiptare synon të bindë çdo vend për ti hapur derën Shqipërisë në këtë proces kaq të rëndësishëm. Për këtë qëllim, pas Gjermanisë Kryeministri shqiptar Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit. Të martë në datën 15 maj, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Francës, ku pritet të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Ndërkohë burime mediatike bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet në pallatin presidencial Elysee.
Takimi zhvillohet në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, një vendim i cili do të merret në muajin qershor nga Këshilli i Europës.
Franca bashkë me Gjermaninë dhe Holandën përbëjnë shqetësim, pasi ato janë skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104