INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave, Rama: Dolëm nga udhëkryqi i së shkuarës, tashmë stacioni i rradhës...

Hapja e negociatave, Rama: Dolëm nga udhëkryqi i së shkuarës, tashmë stacioni i rradhës...

Publikuar më: 17:29 17-04-2018

Dhënien e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave nga Komisioni Evropian, kryeminsitri Rama e cilësoi si arritjen më të madhe të Shqipërisë në 30 vite përpjekje, rënie, ngritje, dështime dhe ringritje për t’u bërë pjesë e pandashme e familjes së madhe evropiane.

“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe si popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE si një shtet që mund dhe duhet të ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE. Jam krenar sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë.

I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një udhëkryq i së shkuarës”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit rruga në vijim “sado e përpjetë dhe sado e gjatë apo e vështirë të jetë”, do të kalohet pasi Shqipëria synon “stacionin e rradhës” dhe ai është anëtarësimi në BE.

“Shpejtësia e mbërritjes në stacion varet në rradhë të parë nga ne, nga të gjithë ne”, nënvizoi kryeministri në një deklaratë për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498