INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Hapja e negociatave, Basha në Berlin skeptik por ka një kërkesë për Brukselin

Hapja e negociatave, Basha në Berlin skeptik por ka një kërkesë për Brukselin

Publikuar më: 09:36 17-04-2018

Në Berlin vetëm pak orë përpara vendimit të Komisionit Europian mbi publikimin e raport progresit për Shqipërinë Lulzim Basha ndodhet në Berlin. Nëpërmjet një video live në FB Basha thotë se CDU-CSU janë skeptikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ndërsa tha se opozita kërkon hapjen e negociatave pavarësisht plotësimit ose jo të kritereve nga ana e Shqipërisë. Basha thotë se vetëm hapja e negociatave do të bëjë të mundur kontrollin e qeverisë së Edi Ramës.
Lulzim Basha:
“Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çështjet Europiane, në një seancë dëgjimore. Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptik sa I përket hapjes së negociatave. Kështu që detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objective dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane. Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të mundësuar zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pa kapur politikisht. Me gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që I përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave. Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në FB për rezultatet e kësaj mbledhje."

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013341903686523
    array(1) { ["section"]=> string(82) "hapja-e-negociatave-basha-ne-berlin-skeptik-por-ka-nje-kerkese-per-brukselin-55466" }