INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hakmarrje? Ish-ët e familjes Kardashian bashkohen dhe njerëzit po tërbohen! [FOTO]

Hakmarrje? Ish-ët e familjes Kardashian bashkohen dhe njerëzit po tërbohen! [FOTO]

Publikuar më: 11:13 28-07-2017

Armiku i armikut tim është miku im.

Këtu duket se zë vend plotësisht kjo shprehje dhe personat që e zbatuan ishin ish-ët e fmailjes Kardashian. Bëhet fjalë për emra si Blac Chyna, Tyga dhe Lamar Odom, të gjithë personazhe shumë të njohur që janë ndarë keq me të dashurën ose të dashurin e tyre respektiv që bën pjesë në klanin e shumëpërfolur. Gjithçka ndodhi në festën për I.Go Live App Launch, por fare mirë mund të ishte një mbledhje e ish-ëve të familjes Kardashian. Blac Chyna, Tyga dhe Odom arritën të veçuar në event, por morën kohën që të tregohen miqësorë me njëri-tjetrin. Habit fakti që Tyga dhe Chyna, të cilët kanë një fëmijë bashkë ishin shumë të ngrohtë duke u përshëndetur dhe përqafuar ndërkohë që më parë praktikisht urreheshin. Nga ana tjetër Chyna dhe Odom edhe realizuan foto së bashku. Të ishin të gjitha këto thjesht rastësore? Në botën e sotme të spektaklit, asgjë nuk është.

lmabla.png

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207