INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi: Thirrini mendjes… Taulant Balla e paralajmëron

“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi: Thirrini mendjes… Taulant Balla e paralajmëron

Publikuar më: 11:29 05-07-2018

Teatri Kombëtar ka ndezur debatin mes shumicës dhe opozitës në Kuvend. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka lëshuar një lumë akuzash ndaj shumicës, e cila sipas tij synon të pastrojë paratë e drogës me Teatrin Kombëtar, paralajmëroj qeverinë.
Lulzim Basha:
“Që t’ju bësh pyetje këtyre hajdutëve dhe kryehajdutit është e kotë. Por LSI këmbëngul. Keni sjellë një projektligj për të pastruar paratë e drogës, për të vjedhur. Mos zgërdhiheni hajdut. Qepeni.
Cfarë kuptim ika të vazhdojmë më këtu që nuk përgjigjeni. Ça kujtoni se jeni ju. Nga e keni marrë pushtetin. Po i vini flakën Parlamentit,thirrini mendjes. Në krevat me krimin, e tani doni ta shndërroni këtë Parlament në teatër krimi. Nëse s’ka këllqe kjo këtu që nuk u përgjigj as në komisione, nëse s’ka këllqe askush të japë përgjigje atëherë le të vijë Kryeministri.
Kush jeni ju qe e trajtoni opozitën si fasadë. Dilni këtu dhe përgjigjeni pyetjeve. Mos i lini rrugë vendit që t’ju japë përgjigje si çdo fasadë kriminale.
Shumica i është kundërpërgjigjur ashpër Lulzim Bashës. Madje Taulant Balla lajmëroj se do të kërkojë masë ndëshkimorë për kreun e opozitës pasi sipas tij ka shkelur Kodin e Etikës.
Taulant Balla:
“Opozita përdorin në kuvend gjuhë të papranueshëm nga Kodi i Etikës. Janë fashitur në betejat e tyre me mullinjtë e erës. Kjo është një beteje e opozitës ashtu siç ndodhi me Sheshin, me Bulevardi si dhe me çdo projekt zhvillues. Por gjuha retorike e papranueshme nuk mund të lihen jashtë vëmendje. PS do i kërkojë marrjen e masës ndëshkimorë për gjuhë tërësisht të papranueshme.
Duke i konsideruar fatkeq Lulzim Basha tha se shumica nuk mund ti mbyllë gojën opozitës me një Kod Etike, pasi sipas tij shkelje është vjedhja, korrupsioni dhe krimi në qeveri.
Lulzim Basha:
“Ku ju çon mendja more fatkeq. Mendoni se kështu do ta shtyni. Mendoni se me propaganda do të mbuloni vjedhjen e shekullit. Do na mbyllni gojën me një palo Kod Etike. Kod etikë është mos vidh, mos bashkëpuno me krimin”.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00085711479187012
    array(1) { ["section"]=> string(113) "hajdute-mos-u-zgerdhini-basha-me-thirrje-te-forte-nga-kuvendi-thirrini-mendjes-taulant-balla-e-paralajmeron-63856" }