INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Hajde rroba firmato”, njihuni me adresën e re të tregut ‘Gabi’ në Tiranë

“Hajde rroba firmato”, njihuni me adresën e re të tregut ‘Gabi’ në Tiranë

Publikuar më: 13:57 15-05-2019

Tregu i rrobave të përdorura njohur ndryshe edhe si tregu gabit është një nga destinacionet kryesore e shumë shqiptareve për të mbushur garderobën.

Dhe tashmë në Tiranë ky treg do të ketë një tjetër pikë, tregut gabit transferohet në Shkozë.

“103 familje nga komuniteti rom dhe egjiptian nuk do kenë më nevojë që të shesin rroba në rrugë, jashtë çdo standardi, në mes të pluhurit dhe shiut. Tregu i parë e parë publik të rrobave të përdorura hapet në Shkozë për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të komunitetit rom dhe egjiptian” bën me dije Bashkia Tiranë.

Në përurimin e tregut mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja e PS, Elona Gjebrea dhe drejtori i OSFA-s, Andi Dobrushi.

Kryetari Bashkisë Veliaj theksoi se hapja e këtij tregu është mundësi punësimi për shumë familje në nevojë të përjashtuara nga taksa për hapësirën publike, por duke nxitur formalizimin dhe arsimimin e familjeve të këtyre dy komuniteteve.

Më tej, kryebashkiaku ftoi të gjithë komunitetin që merret me tregtinë ambulante të rrobave të përdorura, të shfrytëzojnë këtë mundësi që u është krijuar për të shitur në një ambient me kushte optimale.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775