INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajde qejf hajde! Nga darka e provës e deri te prezervativët, gjithçka që s’keni parë në dasmën e Sarës dhe Ledionit! [FOTO]

Hajde qejf hajde! Nga darka e provës e deri te prezervativët, gjithçka që s’keni parë në dasmën e Sarës dhe Ledionit! [FOTO]

Publikuar më: 15:29 21-08-2018

Sado indiferent të jesh ndaj të famshmëve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme, ka diçka tek dasmat që zgjon kuriozitetin për të mësuar detaje qoftë për të ftuarit, ndonjë moment emocionues apo edhe ndonjë incident qesharak. Kjo është dhe arsyeja përse çifti Ledion Liço-Sara Hoxha kanë lënë shumë të pakënaqur fundjavën e 10-12 gushtit, duke qenë se dasma e tyre ishte thuajse hermetike dhe fotot e publikuara nga ceremonia numërohen me gishtat e një dore. Megjithatë, burime për “iconstyle.al” së fundmi kanë zbuluar disa detaje pikante të dasmës së shumëpërfolur.

Udhëtimi

Të ftuarit në dasmën e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës janë mbajtur në pëllëmbë të dorës. Atyre u është dashur të paguajnë vetëm biletën e avionit drejt Milanos dhe më pas, për çdo gjë tjetër përgjatë fundjavës janë kujdesur organizatorët e dasmës të cilët nuk i kishin lënë asgjë rastësisë. Gjithçka ishte e organizuar në perfeksion dhe me një përpikmëri të habitshme (për shqiptarët). Sakaq, familja Hoxha dhe mikeshat e ngushta të Lorit dhe Sarës, Sonela dhe Anxhela Lamaj, kanë udhëtuar paraprakisht drejt Italisë me një avion privat dhe para dasmës, kanë festuar dhe ditëlindjen e Sonelës më 10 gusht.

Darka e provës

Ndonëse në Shqipëri ende nuk është bërë pjesë e traditës në dasma, në SHBA, përgjithësisht një natë para dasmës, organizohet ajo që quhet darka e provës dhe kjo është arsyeja përse që të premten, të ftuarit e dasmës ishin të veshur elegantë, edhe pse dasma ishte të shtunën. Qëllimi i kësaj darke është që të ftuarit në dasmë të njihen pak më mirë dhe gjatë saj, nusja dhe dhëndri falenderojnë personat që i kanë ndihmuar me përgatitjet dhe ngrenë dollitë.

pr.jpg

 

Dhuratat

Të ftuarit kanë marrë një pako dhuratë mjaft pikante, që kishte brenda gjithçka që mund t’u duhej gjatë fundjavës, duke filluar nga qetësuesit për dhembjet e kokës, e deri tek prezervativët.

Të ftuarit specialë

Një ndër të ftuarit më specialë të dasmës ka qenë padyshim qeni i Ledion Liços, i quajtur Jobs. Me siguri edhe ai e ka shijuar në maksimum qëndrimin në Como.

Organizimi

“iconstyle.al” ka mësuar se çifti kishte menduar për këdo që do të ishte i ftuar në festë ndaj dhe ambientet ku do të qëndronin të ftuarit ishin të ndarë në dy pjesë: një me atmosferë diskoje ku ata mund të kërcenin e të shijonin mbrëmjen me muzikë të lartë dhe një ambient tjetër disi më i qetë, ku të ftuarit mund të shkëmbenin biseda e në një farë mënyre të relaksoheshin.

Nuk mungoi muzika popullore

Ndonëse në dasmën e Ledionit dhe Sarës gjithçka ulëriste “luks i sofistikuar”, nuk mund të mungonin dhe muzika e vallet tradicionale shqiptare. 

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787