INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hailey Baldwin ka kthyer këtë përgjigje kur i thonin se ajo dhe Justin Bieber duhej të ndaheshin

Hailey Baldwin ka kthyer këtë përgjigje kur i thonin se ajo dhe Justin Bieber duhej të ndaheshin

Publikuar më: 17:17 15-09-2019

Martesa e modeles së njohur, Hailey Baldwin me këngëtarin Justin Bieber ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet. Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët kanë reaguar negativisht në rrjetet sociale të dy yjeve, duke iu drejtuar se nuk duhet ta merrnin këtë hap. Së fundmi 22-vjeçarja ka zgjedhur të reagojë duke treguar se ka ndjerë dyshime të shumta teksa ka lexuar të gjitha komentet në rrjet.

“Askush përveç neve të dyve se di se çfarë po ndodh. Kur kam parë qindra komente teksa më ‘bombardonin’ duke thënë: ‘Nuk keni për t’u martuar’, ‘Do divorcoheni’, fillon të dyshosh mos vallë të tjerët shohin diçka që unë nuk arrij ta shoh. Megjithatë në lidhje janë vetëm 2 vetë, askush tjetër”, është shprehur Baldwin gjatë një interviste.

Vetëm disa javë më parë dyshja lajmëroi se shumë shpejt do të zhvillojnë ceremoninë e tyre të martesës dhe se tashmë janë duke u marrë me përgatitjet e fundit. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986