INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Marrëveshja Kosovë - Serbi nuk duhet të shndërrohet në një precedent

Hahn: Marrëveshja Kosovë - Serbi nuk duhet të shndërrohet në një precedent

Publikuar më: 10:51 21-09-2018

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Prsihtinë dhe Beogradit duhet të jetë në një linjë me të drejtën ndërkombëtare. Sipas Hahn marrëveshja nuk duhet të shndërrohet në një precedent.

“Qëndrimi i Përfaqësuese së Lartë, Federica Mogerini, si ndërmjetësuese në këto negociata ka qenë i qartë që nga fillimi. Një qëndrim i tillë është një vazhdimësi për të vendosur paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në të gjithë rajonin. Secila marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e aplikueshme. Ajo nuk duhet të jetë një precedent, por duhet të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe për rrugëtimin e këtij regjioni drejt BE-së. Ata kanë nevojë për kohë që të arrijnë një marrëveshje që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe që synim të kishte normalizimin e raporteve”, ka thënë Hahn.

Hahn për revistën ‘Pobjeda’ ka thënë se si një ndërmjetësues në këtë çështje nuk do të komentojë elemente specifike të një marrëveshjeje të mundshme.
“Ne po punojmë fortë dhe me intensitet që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që mbështetet në të drejtën ndërkombëtare dhe është plotësisht e implementuesheme nga të gjitha palët. Më lejoni t’ua kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të hyjë në BE, pa i zgjidhur problemet” tha Hahn.

Article Logic
Execution time: 0.0031230449676514