INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: “Integrimi varet nga Vetingu”

Hahn: “Integrimi varet nga Vetingu”

Publikuar më: 14:48 07-12-2016

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga zbatimi i ligjit të Vetingut. Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerim në BE Johannes Hahn gjatë takimit me Kryeparlamentarin Ilir Meta.
Gjatë takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta, Hahn tha se suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive.
Hahn u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në përmbushjen e prioriteteve dhe e falënderoi Kryetarin Meta për mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin evropian të vendit.
Meta vlerësoi rolin e Komisionerin Hahn për arritjen e konsensusit në miratimin e paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke shtuar njëkohësisht se konsensusi ishte kyç për legjitimitetin e reformës. Kryeparlamentari Meta garantoi se Kuvendi mbetet tërësisht i angazhuar për avancimin me implementimin e saj pa vonesa gjatë javëve në vazhdim.
Meta nënvizoi se “Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”.

Article Logic
Execution time: 0.0031659603118896