INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn flet prerë dhe troç. ‘Integrimi objektiv kombëtar, bashkëpunoni me opozitën’

Hahn flet prerë dhe troç. ‘Integrimi objektiv kombëtar, bashkëpunoni me opozitën’

Publikuar më: 11:08 13-07-2018

Integrimi objektiv kombëtar dhe përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës. Kështu deklaron nga Brukseli Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn. 

Johannes Hahn:
“Do bëhet gjithçka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama, do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm”.
I vetëdijshëm për vështirësitë dhe kohën e limituar, Kryeministri Rama tha se puna për këtë proces fillon menjëherë.
Edi Rama:
“Është proces i pashmangshëm që do nisë menjëherë, pasi na presin muaj shumë të rëndësishëm dhe të vështirë që të jemi të përgatitur kur negociatat të nisin zyrtarisht do bëjmë gjithçka që ju keni kërkuar do duhet më shumë kohë për tu përgatitur më mirë. S’do humbasim asnjë moment dhe ndërkohë edhe ata të vazhdojnë edhe më tej të përpiqen për ne, jemi të gatshëm për këtë proces dhe tepër të interesuar të vazhdojmë në drejtimin tonë do jetë një punë e vështirë dhe për të gjithë hapat do të ketë përpjekje të mëdha. Nuk kemi humbur 12 muaj por kemi fituar kohë 12 muaj, është një proces që shkon duke u thelluar në të gjitha aspektet që mbulojnë 5 prioritetet”.
Por duket se vendimtare në këtë proces do të jenë dhe marrëdhënia me fqinjët. Johannes Hahn foli prerë edhe për këtë çështje.
Johannes Hahn:
“Siç e kemi thënë edhe më parë, në strategjinë e përbashkët, BE s’do të pranojë asnjë shtet tjetër anëtar që ka ende konflikte të pazgjidhura me një prej vendeve fqinj gjë që ka përshpejtuar negociatat në disa vende, si zgjidhja e çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë. Më vjen keq që ka pasur keqkuptime se kjo ka pasur të bëjë me një sqarim për çështjet e kufijve dhe nuk kemi ndonjë gjë të madhe. Unë jam i bindur se pas nja dy javësh gjithçka do te behet, mund të bëhet”.
Por Rama kishte një përgjigje për të gjithë kritikët e këtij procesi.
Edi Rama:
“Situata siç e shohim ne të gjithë është në progres, nëse të dy palët tradhtojnë vendet e tyre e vërteta është që të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre dhe për strategjinë të rëndësishme të fqinjësisë së mirë. Ne kemi bërë mjaft progres, ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te polemika e përcaktimit të kufijve detarë, këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to me frymën e hapjes dhe vullnetit të zgjidhjes, s’kemi arritur akoma aty, kemi bërë shumë progres dhe duam të transformojmë këtë dinamikë në ndryshim dramatik për të ardhmen”.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504