INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! ''Skuthi'' MALUMA ka hypur në stol për të bërë foto me Kejvinën që të duket sa ajo? Ja si përgjigjet modelja seksi [FOTO]

HAHA! ''Skuthi'' MALUMA ka hypur në stol për të bërë foto me Kejvinën që të duket sa ajo? Ja si përgjigjet modelja seksi [FOTO]

Publikuar më: 12:30 03-07-2019

Kejvina Kthjella është një prej vajzave më të komentuara në showbizin shqiptar. Modelja bukuroshe "vodhi" zemrat e shumë fansave që me daljen e parë në publik si velinë në emisionin "Xing me Ermalin".

Së fundmi, Kejvina ka udhëtuar drejt Italisë për pushime dhe për të ndjekur nga afër koncertin e këngëtarit me famë botërore Maluma. Ajo ka postuar një foto teksa shfaqet krah këngëtarit ku përkrah shkruan se tashmë mund të vdesë e qetë.

"Tani mund të vdes... Lamtumirë botë!", shkruan Kejvina.

Këtë koncert, Kejvina e ka shijuar krah menaxherit Xhani Demika dhe mikeshës së saj Taynës, të cilët janë fansa të Malumës. Por një fans ka bërë një koment epik në foton e Kejvinës ku shkroi me shaka: “E paske hyp n’stol at skuthin me u duk më i gjat se ti më duket”.

Kejvina qeshi nga ky koment dhe nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje pasi i tha: “S’di kush ju ka thën që është i shkurtër”.

kejvtr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667