INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA! Për të qenë e dashura e “KIMIKATIT” nuk duhet të keni PATJETËR këtë kriter! Po kjo gafë pse? [FOTO]

HAHA! Për të qenë e dashura e “KIMIKATIT” nuk duhet të keni PATJETËR këtë kriter! Po kjo gafë pse? [FOTO]

Publikuar më: 12:35 10-06-2018

Shumë pak veta e njohin me emrin e tij të vërtetë Olsi Bylyku pasi për të gjithë është i njohur si “Kimikati”. Që kur doli për herë të parë në “Portokalli”, Olsi u pëlqye shumë nga publiku sepse solli një rol shumë interesant, duke përfaqësuar stereotipet më të çuditshme dhe njëherësh të zakonshme të të rinjve shqiptarë të ditëve të sotme.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture” teksa ka zhvilluar një intervistë të tipit “Një ditë me” me Dojna Memën e cila e ka pyetur Olsin nëse ai do të lidhej me një fanse.

Olsi tregoi se ai nuk do të lidhej kurrë me dike që e ndjek dhe pëlqen atë nga ekrani sepse ka dëshirë që fanset t’i mbajë të tilla dhe të mos ngatërrojnë statuset.

Në këtë mënyrë, i ktheu një përgjigje vajzave që ndoshta e adhurojnë nga ekrani dhe shpresojnë të lidhen më Olsin.

gaf.jpg

 

Dojna Mema e pyeti Olsin për shkollën dhe nëse e frekuenton atë. "Studioj për menaxhim biznes, shkoj ndonjëherë, por këto kohë kam qenë i angazhuar

r me Portokallinë. Unë rrugën time e kam gjetur, por shkolla më nevojitet për formim", u shpreh Olsi. "Lexo libra ti, lexo libra", i tha Dojna. "Shumë, por edhe librat i kam lënë pas dore. Kur kam qenë në gjimnaz kam pasur fiksim librin Sekreti", u shpreh aktori. "Sekreti, Dan Brown", ishte gafa e Dojnës e cila siç duket e ka harruar që Sekretin e ka shkruar Rhonda Byrne.

Por edhe Olsi i cili tha se e pëlqente shumë këtë libër, e miratoi atë që tha Dojna dhe vazhdoi të shprehej me pasion: "Kam pas mbaruar për atë libër, vetëm fjalët sa bukur, më frymëzonte". Ndiqeni këtë moment në videon më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0031661987304688