INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haga dënon me burgim të përjetshëm “kasapin” e Ballkanit [VIDEO]

Haga dënon me burgim të përjetshëm “kasapin” e Ballkanit [VIDEO]

Publikuar më: 13:22 22-11-2017

Gjykata e Hagës e ka dënuar me burgim të përjetshëm të ashtuquajturin “Kasapi i Ballkanit” Ratko Mlladiç, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Ai është shpallur fajtor për 10 nga 11 akuzat e ngritura nga prokuroria. Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës e dënoi Mlladiç, ish gjeneralin serbo-boshnjak, për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai akuzohet për masakra të kryera ndaj myslimanëve boshnjakë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

mlladic.jpg

 

Gjykata gjeti Mlladiç, 75 vjeç, nga viti 1992 deri më 1995 ishte organizatori kryesor ushtarak i fushatës për të përzënë muslimanët, kroatët dhe jo serbët e tjerë jashtë tokave të tyre, me qëllim krijimin e një shteti të ri homogjen për serbët boshnjakë. Së bashku me Radovan Karaxhiçin, presidentin serb boshnjak, i cili u dënua me akuza të ngjashme vitin e kaluar, Mlladiç u zbulua se kishte orkestruar një fushatë të të ashtuquajturës spastrim etnik që e bëri popullin e vogël të Bosnje dhe Hercegovinës me 4,5 milionë vetë të përjetonte disa prej mizorive më të këqija e më të përgjakshme të shekullit të 20-të në Europë.

masakrat.jpg

Viti më vdekjeprurës i fushatës ishte 1992, kur 45,000 vetë u vranë, në shtëpitë e tyre, në rrugë apo edhe në vargje kampesh përqendrimi. Të tjerë humbën jetën në rrethimin katërvjeçar të Sarajevës, kryeqytetin boshnjak, ku snajperët dhe bombardimet terrorizuan rezidentët për më shumë se tre vjet dhe në ekzekutimet masive të 8,000 burrave dhe djemve muslimanë pasi forcat e zotit Mlladiç pushtuan enklavën e Srebrenicës. Të mbijetuarit e quajtën Mlladiç Kasapin e Bosnjës. Avokatët e tij mbrojtës argumentuan se gjenerali ishte kryesisht duke ndjekur urdhrat nga politikanët mbi të dhe se çdo mizori e kryer nga vartësit dhe ushtria e tij nuk u bë në drejtimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0026240348815918