INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Veseli, Rusia do votojë pavarësinë e Kosovës

Habit Veseli, Rusia do votojë pavarësinë e Kosovës

Publikuar më: 15:15 19-01-2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka befasuar me deklaratën e tij, pas vizitës së Vladimir Putin në Beograd. Veseli shpreson se Kosova do të jetë pjesë e OKB-së gjatë këtij viti dhe më pas u shpreh se Rusia është duke shkuar drejt njohjes se saj.

“Vizitën e presidentit rus, Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Në Beograd, Putin nënvizoi në konferencën e përbashkët për shtyp me Aleksandar Vuçiçin se: “Rusia pajtohet me arritjen e një marreveshjeje të pranueshme reciproke Prishtinë-Beograd në përputhje me rezolutën 1244!"

Article Logic
Execution time: 0.0041229724884033