INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Habit studimi, mbi 50% e të rinjve shqiptarë të lodhur nga politika, kërkojnë një LIDER autoritar[VIDEO]

Publikuar më: 09:15 16-04-2019

Një studimi i fondacionit “Friedrich Ebert” në Europën jug-lindore nxjerr të dhëna mjaft interesante për vendin tonë. Studimi tregon se mbi gjysma e të rinjve shqiptarë duan që vendi të drejtohet nga një lider me dorë të hekur. Me sa duket janë lodhur nga politika e deri tanishme. Rreth 54% e të rinjve shqiptarë duan një “lider të fortë” dhe në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Europës jug-lindore kjo është norma më e lartë.
Por ajo që bie më shumë në sy, madje edhe më shumë se rekordi europian në këtë drejtim, është fakti se kjo normë në vitin 2008 ishte 11%. Pra në harkun e 1 dekade, opinion i të rinjve shqiptarë ndaj drejtimit të vendit ka ndryshuar totalisht. Në 2008 vetëm 1 në 10 kërkonte një lider autoritar, ndërsa sot, më shumë se gjysma e të rinjve. Mes të tjerash të dhënat tregojnë se me kalimin e viteve, të rinjtë shqiptarë, të moshës 16-27 vjeç e kanë humbur interesin për politikën.
Në vitet 2011-2015, interes për politikën e brendshme kishin 85%, ndërsa sot vetëm 39%. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të Europës Jug-Lindore. Të dhëna të tjera, tregojnë gjithashtu se, të rinjtë shqiptarë dhe bullgarë e deklarojnë veten si më nacionalistët në rajon.
Kurse 95% e të rinjve shqiptarë e duan mbështetjen e Bashkimit Europian. Kjo është shifra më e lartë në vendet e rajonit.

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457