INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Shaqiri: Interi më dërgoi tek një magjistar në mal. Kjo është arsyeja!

Habit Shaqiri: Interi më dërgoi tek një magjistar në mal. Kjo është arsyeja!

Publikuar më: 20:11 13-01-2019

Xherdan Shaqiri është duke kaluar një moment forme të shkëlqyer te Liverpool, kryesuesi i Premier League, por sigurisht që nuk harrone dhe periudhën e tij në Itali, me skuadrën e Interit.Aty ku u duk se zikaltrit kishin bërë blerjen më të bujshme nga Bayern Munich dhe se shqiptari mund të bëhej lideri i ekipit të “San Siro”-s.

Por, kështu nuk ndodhi dhe Shaqiri, menjëherë sapo pati mundësi, mblodhi plaçkat dhe u largua…Destinacioni Premier, aty ku Stoke City e priti dhe ku, më pas, u bë i mundur kalimin në “Anfield Road”. Sot është i përkëdhelur nga Jurgen Kloop dhe i dashur për tifozët.

E megjithatë, ka një histori të vjetër që ai ka treguar për mungesën e profesionalizmit nga ana e Interit dhe sidomos klubeve në Itali. Për “Sport Bible”, dy vite më parë, Shaqiri do të rrëfente: “Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperoja shpejt për të luajtur ndeshjen tjetër… Interi më tha se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person në moshë i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104