INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Lulzim Bashës me thirrjen për socialistët

Habit Lulzim Bashës me thirrjen për socialistët

Publikuar më: 11:04 04-04-2018

Përmes FB, Kreu i demokratëve, Basha i ka drejtuar një thirrje socialistëve. Ai shkruan: Ju bëj thirrje të gjithë shqiptareve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier të droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta çojë vendin drejt një spiraleje dhune për interesat e pasurisë dhe pushtetit të tij e të krimineleve që e rrethojnë.

Sipas Bashës, protesta e Kukësit nxori fytyrën e vërtetë të një regjimi kriminal që qëndron në pushtet përmes manipulimit dhe forcës e sipas tij është e qartë se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon të gjitha pushtetet policinë, prokurorinë, gjykatat.
“Fasada ka rënë. Propaganda ka rënë. Tani të gjithë shohin lakuriq një regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë. Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organizatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore që tregojnë friken e Edi Ramës nga populli. Sot deputetët e opozitë janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë. Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti është kur kthehen kundër popullit të tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhon dhunë dhe përplasje. Siç e pa çdo shqiptar para pak ditësh, Edi Rama ka humbur çdo kontroll nën efektin e substancave që merr,” shkruan më tej Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0024218559265137