INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guardiola është i çuditshëm, respektin ndaj kundërshtarit e tregon duke i...

Guardiola është i çuditshëm, respektin ndaj kundërshtarit e tregon duke i...

Publikuar më: 13:41 11-01-2019

Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka kërkuar skuadër së tij në pushim të pjesës së parë ndaj Burton Albion, që të mos e marrin ndeshjen me lehtësi.

Skuadra e tij në fund të takimit shënoi 9 gola te porta kundërshtare.Pep pranoi se skuadra e tij tani është me një këmbë në turin tjetër pas fitores së thellë.City ishte në avantazhin e katër golave në pjesën e parë dhe Guardiola u ka kërkuar lojtarëve të tij të shkatërrojnë kundërshtarin më shumë në pjesën e dytë.

“Ne jemi në finale. Folëm në pushimin e pjesës së parë dhe menduam t’ia bënim të thjeshtë vetes duke shënuar sa më shumë gola edhe në pjesën e dytë. Kjo është mënyra më e mirë për të respektuar kundërshtarin. Nëse ul ritmin, atëherë ti nuk ke respekt për kundërshtarin, gjëja më e mirë është të bësh atë që bëmë ne. Sigurisht që duhet ta merrnim pjesën e dytë me më shumë seriozitet. Nuk mund të hysh në fushë me mendjen se je duke luajtur ndaj Burtonit. Nëse je në avantazhin 4-0 dhe harron të vazhdosh të luash, atëherë nuk ke treguar respekt për kundërshtarin dhe kompeticionin”, tha tekniku spanjoll”

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666