INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupimi anti Basha: Në shtator ndryshime në Statutin e partisë

Grupimi anti Basha: Në shtator ndryshime në Statutin e partisë

Publikuar më: 14:13 31-07-2017

Grupimi anti Basha lëvizjen e radhës ka vendosur ta realizojë në shtator, duke bërë një pushim të shkurtër në aksionin e saj për demokratizimin e brendshëm të partisë. Pas rizgjedhjes në krye të PD të Lulzim Bashës, grupimi e konsideron të domosdoshme ndryshimet statusore.
Grupimi anti Basha:
“Për këtë ne do të punojmë si një lëvizje e strukturuar brenda partisë me një platformë të qartë politike dhe në muajin shtator do të paraqesim një projekt-statut të ri për t'u vendosur më pas nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike jo më vonë se fundi i vjeshtës së këtij viti”.
Por pikat kryesore për ndryshimet statusore të propozuar nga grupi anti Basha kanë të bëjnë pikërisht me mandatin e kryetarit në rast se ai humbet zgjedhjet.
Grupimi anti Basha:
“Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD-së të japë dorëheqjen e menjëhershme;
Në rast të humbjes së dy palëve zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike të japë dorëheqje të parevokueshme.
Në rast se Partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme kombëtare më tepër se herën paraardhëse, kryetari i saj të japë dorëheqje të parevokueshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422