INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grindja mes bashkëshortëve

Grindja mes bashkëshortëve

Publikuar më: 10:48 26-03-2018

Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demostrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë, fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin.

Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijëve është shumë e lartë. Prandaj, merruni seriozisht me ata, fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demostrojnë gjë.

E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Kështu, flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për ti qetësuar. Tregoini thjeshtë, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arësye të caktuar, ashtu siç i ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë. Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe që nuk kuptojnë gjë. Siguroini që i doni shumë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj. Dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes edhe shumë më të vështirë.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389