INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia vendos një kusht të ri për votën pro Shqipërisë në BE! Zbulohet letra

Greqia vendos një kusht të ri për votën pro Shqipërisë në BE! Zbulohet letra

Publikuar më: 10:23 09-01-2019

Greqia ka shtuar një kërkesë të re, për pranimin e Shqipërisë në BE. Ministria e Jashtme i ka kërkuar zyrtares së BE-së, Federica Mogherinit dhe Komisionerit për Zgjerimin, Hahn, që ta trajtojnë me seriozitet çështjet e minoritetit grek në Shqipëri.

Në letrën e Kreut të Parlamentit, Jorgo Surla dhe zv. Ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos, shkruhet se Shqipëria po ua merr me pa të drejtë pronat minoritetit grek në Himarë.

Letra e plotë:
Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çështjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çështjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komuniteti kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek. Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783