INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Greqia shuan shpresat maqedonase: Jo hyrje në NATO pa ndërruar emrin[VIDEO]

Publikuar më: 15:47 15-06-2017

Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias deklaroi se nuk do të ketë integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE pa u zgjidhur më parë çështja e emrit. Këtë deklaratë ministri grek e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, i cili ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Athinë.  Koxias tha se Greqia do të përkrahë anëtarësimin e Maqedonisë në shumë organizata ndërkombëtare, por me kusht që të zgjidhet problemi me emrin. Ai rikujtoi se Greqia në të kaluarën ka ofruar shumë zgjidhje.  Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, tha se takimi në Athinë është fillim i mirë dhe se Maqedonisë i duhet ndihma e Greqisë. Ky dialog, që sapo ka filluar, do të pasohet me vizitën e Kotzias në Shkup në muajin gusht dhe sipas dy ministrave, nëse do të ketë një qasje pozitive nga të dyja palët, ajo do të shërbejë si garanci për zgjidhjen e çështjes së emrit.  Maqedonia, formalisht "Ish-Republika e Maqedonisë” ose "FYROM”, tenton që nga viti 1999 të inkuadrohet në aleancën e NATO-s, në të njëjtin vit kur edhe Shqipërisë ju ofrua e njëjta mundësi. Fqinjët e fituan statusin për integrim , vetëm Maqedonia mbeti jashtë aleancës si deri më sot. Vendi ka ngecur për më se një dekadë nga bllokimi i Athinës për çështjen e emrit, pasi me emrin"Maqedonia”, thirret edhe një rajon i Greqisë. Burimet diplomatike dhe raportet nga mediat thonë që dy nga emrat e preferuar janë: "Maqedonia e Epërme” ose "Republika e Epërme e Maqedonisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926