INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia, Rama provokativ mund të rrezikoni

Greqia, Rama provokativ mund të rrezikoni

Publikuar më: 15:56 14-09-2017

Greqia reagon pas deklaratave të fundit të Ramës përmes Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos. Ai i ka cilësuar provokative  fjalët e kryeministrit shqiptar duke vurë në dukje atë që po ndodh me pakicën greke në Shqipëri. Gjatë një konference për mediat ai tha se pavarisht deklaratave Rama ka shumicën e popullit shqiptar me të cilët duhet të përballet.
I pyetur për zhvillimet më të fundit për planin urban në Himarë dhe nëse ai e konsideron sfidë prishjen e disa ndërtesave  ai theksoi: “Në të vërtetë Rama është provokues. Në të njëjtën kohë  bëhen disa lëvizje  kundër pakicës. Por Rama duhet të vlerësoj që në Greqi ka një numër të madh shqiptarësh emigrantë, njerëz që kanë lidhje me Greqinë dhe synojnë të marrin nënshtetësinë. Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë”u shpreh Kammenos
 
Ministri grek shtoi se deklaratat që konsiderohen provokatike nga Athina do të mund të ndikojnë në izolimin e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146