INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia nuk bindet, refuzon emrin e ri të Maqedonisë, ja cila është arsyeja

Greqia nuk bindet, refuzon emrin e ri të Maqedonisë, ja cila është arsyeja

Publikuar më: 10:11 20-05-2018

‘Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju Nimic’ është ky njoftimi nga kabineti i kryeministrit grek Tsipras sa i përket emrit për Maqedoninë

Mediat e Shkupit shkruajnë se qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Nga kabineti i kryeministrit Tsipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t'u përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet, shkruan 'Ina' media në Maqedoni.

Gjatë ditës, Tsipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje.

Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.

Article Logic
Execution time: 0.0041489601135254