INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia jep alarmin: Emigrantët në kampe rrezikojnë vdekjen nga i ftohti [VIDEO]

Greqia jep alarmin: Emigrantët në kampe rrezikojnë vdekjen nga i ftohti [VIDEO]

Publikuar më: 15:52 08-12-2017

Dimri ka mbërritur ndërkohë që qindra emigrantë vazhdojnë të jetojnë në çadra jashtë qendrave pritëse të mbipopulluara në ishujt e Egjeut. Ministri i Migracionit të Greqisë Yiannis Mouzalas ka pranuar se nuk përjashtohet rreziku i vdekjes së njerëzve nga hipotermia. Në një intervistë dhënë për Der Spiegel që u botua të premten, Mouzalas tha se autoritetet po bënin përgatitje për të siguruar që në kampe si në Lesvos dhe në ishuj të tjerë të sigurohen kushte. Çdo gjë duhet të jetë gati deri më 15 dhjetor, tha ai. "Ne tashmë po dërgojmë më shumë pajisje dhe ushqime në kamp", tha Mouzalas, duke iu referuar qendrës së pritjes Moria në Lesvos ku tre emigrantë vdiqën nga hipotermia dimrin e kaluar. "Çështja kryesore megjithatë është numri i të sapo ardhurve," tha ai, duke shtuar se nëse nuk ka rritje të madhe të numrit të refugjatëve, autoritetet janë të përgatitura mirë për situatën. Autoritetet mund të rezervojnë disa dhoma në hotelet lokale nëse është e nevojshme, tha ai. I pyetur se pse Greqia nuk po transferon një numër më të madh të emigrantëve nga kampet në ishujt drejt kontinentit, ministri tha se autoritetet po bënin gjithçka që munden në kuadrin e një marrëveshje ndërmjet Ankarasë dhe Bashkimit Europian që synonin goditjen e kontrabandës njerëzore përgjatë gjithë Egje. Marrëveshja u nënshkrua në mars 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008